
Alphonso Davies është gjithnjë e më afër largimit nga Bayern Munich.
Kontrata e mbrojtësit kanadez me “bavarezët” skadon në fund të sezonit dhe palët nuk kanë arritur asnjë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit dhe Davies në verë do të jetë lojtar i lirë.
Real Madridi është që një kohë të gjatë i interesuar për Davies, por garës për transferimin e tij raportohet të i jetë bashkuar edhe Barcelona.
Hansi Flick, i cili ka punuar te Bayerni me Davies, po mundohet që ta bindë atë që t’i bashkohet katalunasve.
23-vjeçari është paraqitur në tetë ndeshje këtë edicion, prej të cilave ka dhuruar një asist.