
Afati kalimtar veror në La Liga ishte mjaft i zjarrtë, ku ndodhën shumë transferime të mëdha nga top-skuadrat e këtij kampionati.
Kampioni në fuqi i La Ligas, Real Madridi, nuk ishte mjaft aktiv në këtë afat kalimtar. “Los Blancos” në këtë merkato arrin që ta transferonin mbrojtësin gjerman, Antonio Rudiger, si transfer të lirë, e poashtu në radhët e ekipit madrilien erdhi edhe mesfushori i talentuar francez, Aurelien Tchouameni, i cili erdhi nga Monako për shumën e 80 milionë eurove.
Ndërsa, nga ekipi madrilien u largua edhe njëri nga mesfushorët kyç të kësaj skuadre, Casemiro, I cili u transferua te Manchester United. Barcelona ishte skuadra më aktive këtë merkato në elitën e futbollit spanjoll, kun ë radhët e veta transferoi lojtarë me emër si Robert Lewandoëski, Raphinha, Jules Kounde, Franck Kessie, Andreas Christensen, Marcos Alonso.
Transferimi me më së shumti bujë të te ekipin katalan ishte padyshim ardhja e sulmuesit Robert Lewandowski, i cili erdhi nga Bayern Munich për shumën e 45 milionë eurove.
Sulmuesi polak e ka nisur furishëm aventurën e tij te Barcelona, pasi ka shënuar katër gola në tre ndeshje në kampionatin spanjoll. Barcelona përkundër vështirësive të mëdha financiare, arriti që t’i transferojë madje edhe t’I regjistrojë të gjitha blerjet e reja.
Ekipi tjetër nga kryeqyteti spanjoll, Atletico Madrid, në këtë afat kalimtar ka bërë disa përforcime të reja si Nahuel Molina, Samuel Lino, Axel Witsel dhe se fundmi Sergio Reguilon.
Në La Liga këtë afat kalimtar, u transferua edhe sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, te skuadra e Mallorcas, për shumën e tetë milionë eurove.
Ndërkohë, futbollisti me prejardhje shqiptare, Adnan Januzaj, u transferua këtë merkato te skuadra e Sevillës.