Sport

Barcelona vendos në shitje Raphinhan, Fatin dhe Ferran Torres

Gazeta10
10 Janar 2023 - 16:37

Barcelona tash e një kohë po kalon nëpër një krizë financiare.

Në verën e kaluar klubi katalan aktivizoi tri leva ekonomike duke shitur të drejtat televizive të klubit,të cilat i ndihmuan klubit që të bëjë disa transferime në verë.

Por, edhe përkundër transferimeve të bujshme, Barcelona u eleminua në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe garat evropiane klubit katalan do t’i vazhdojë në Europaligë.

Për sezonin e ardhshëm, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, po planifikon të bëjë një revolucion duke shitur tre sulmues.

Raphinha, Ansu Fati dhe Ferran Torres nuk janë më në planet e trajnerit spanjoll, dhe Barcelona në fund të sezonit do të dëgjojë ofertat për të tre futbollistët.

Raphinha erdhi me shumë bujë verën e kaluar nga Leeds United, por ai nuk ka arritur pritshmëritë që kishte për të nënkampioni i Spanjës dhe aventura e tij në “Camp Nou” mund të përfundojë shpejt.

Ansu Fati bëri bujë të madhe në vitin 2019, ku u bë golashënuesi më i ri në histori të ekipit katalan sa ishte vetëm 16-vjeçar.

Por më pas Fati kishte lëndime të shumta që kanë ndikuar dukshëm edhe në formën e tij dhe ai mund të largohet nga klubi që u rrit si futbollist.

Një tjetër ardhje e bujshme te Barcelona ishte edhe Ferran Torres, i cili erdhi te Barcelona nga Manchester City.

Edhe ai nuk ka bindur krerët e ekipit katalan dhe me shumë gjasë po kalon edicionin e fundit në “Camp Nou”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.