
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, është raportuar për një problem me rrjedhën e ujit në fshatin Bardhosh, raporton Gazeta10.
Banorja e cila ka lajmëruar këtë problem ka thënë se është lajmëruar në ujësjellës por ata kanë treguar mungesë të kompetencës.
“Që nga data 24 ose 25 nuk e di saktë kur ka fillu rrjedha, mëqë ra shi atë ditë dhe nuk e di a ka ardhur krejt uji dhe ka shku poshtë. Ka fillu rrjedha, jam lajmëru në ujësjellës nuk janë tregu fare kompentent”, ka thënë banorja.
Tutje, ajo ka thënë se këtë problem e ka pasur dhe më herët dhe i ka kushtuar 4 mijë euro.
“Problemi i njejtë më ka ndodhur edhe vitin e kaluar që më ka kushtuar hiq më pak se 4 mijë euro, kishte rrjedhe brenda dhe jashtë”, ka thënë ajo tutje. / Gazeta10