Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bardhyl Hasanpapaj: Dardania me energji fituese, më 7 qershor bashkë drejt fitores

Gazeta10
03 June 2026 - 9:57

Kandidati për deputet nga Bardhyl Hasanpapaj ka falënderuar qytetarët e Dardanisë për pritjen dhe mbështetjen e treguar gjatë takimit të mbajtur mbrëmjen e kaluar.

Përmes një mesazhi publik, Hasanpapaj e cilësoi atmosferën në Dardani si të mbushur me energji fituese, duke theksuar se ishte kënaqësi dhe privilegj të prezantohej para qytetarëve si kandidat i Degës IV.

“Dardania mbrëmë ishte plot energji fituese! Faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen. Ishte kënaqësi e privilegj të prezantohem para jush si kandidat i Degës IV dhe të ndajmë bashkë rrugën drejt fitores”, ka deklaruar ai.

Në përfundim të mesazhit të tij, Hasanpapaj ka bërë thirrje për mobilizim në zgjedhjet e 7 qershorit, duke shprehur bindjen se fitorja do të arrihet së bashku me mbështetjen e qytetarëve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
03 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.