Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Barrikadim për mosdorëheqje”, Ish-kryenegociatori: Shkarkimi i kryetarëve do të jetë i rëndë

Gazeta10
19 July 2023 - 17:58

Ish-kryenegociatori i Kosovës në dialog, Avni Arifi teksa foli për takimet e sotme të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, tha se sërish sheh shumë probleme deri tek shtensionimi i situatës në veri të vendit.

Arifi ka thënë se mospajtimet më të mëdha mes të dyja vendeve do të jenë për shpalljen e zgjedhjeve në veri dhe shkarkimin e katër kryetarëve, shkruan Gazeta10.

“Në bazë asaj pritet që do të ketë mospajtim në procesin e shtensiomit dhe mos pajtimet kryesori i shoh te mënyra se si do të shpallen zgjedhjet. Sipas të gjitha gjasave mospajtimet kanë me qenë rreth formës, metodologjisë se si do të dorëheqjen largohen kryetarët e katër komunave.”, tha ai.

Procesin e shkarkimit të kryetarëve ai e ka quajtur si diçka problematike, pasi që sipas tij kjo pozitë në legjislacionin e Kosovës është shumë e fuqishme.         

‘’Problemet kryesore i shoh tek mënyra se si do të shkarkohen kryetarët e komunave apo si do të dorëhiqen ata për ta hapur rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve. Sepse Qeveria e Kosovës është barrikaduar rreth asaj se nuk do të kërkoj dorëheqje nga kryetarët e komunave, me të drejtë, se janë zgjedhur në mënyrë legale. Për dorëheqjen e tyre, shkarkimin duhet të ketë peticion me 20% të elektoratit që nënshkruajnë dhe pastaj të vie në Asamble ku pastaj me 2/3 vendoset për shkarkimin e tyre. Pozicioni i kryetarit të komunës në legjislacionin e Kosovës është shumë i fuqishëm dhe është shumë e vështirë procesi i shkarkimit dhe është shumë i rëndë. Po të kishim palë bashkëpunuese si pala serbe, s’do të kishte problem. Por shoh që ata s’janë të interesuar për mbajtje të zgjedhjeve.”, tha ai.

Kujtojmë se sot emisari i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka zhvilluar takime me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimin dhe kryenegociatorin serb, Petar Petkoviqin në Bruskel./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.