Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Basha: Deputetët e Listës Serbe erdhën veç i morën mëditjet, për të mos e humbur mandatin

Gazeta10
06 April 2023 - 11:50

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka bërë të ditur se deputetët e Listës Serbe sot veç janë nënshkruar për mëditje në Kuvend dhe kanë dalë nga seanca.

Sipas Bashës, këtë veprim deputetët e Listës Serbe e kanë bërë veç për t’i  ikur mundësisë për ta humbur mandatin.

“Ata do të ishte e rëndësishme të qëndrojnë këtu për ta dëgjuar gjendjen e vështirë në veri që është duke ndodhur, djegien e veturave, rrahjen dhe torturat e qytetarëve serbë që duan të jenë pjesë e zgjedhjeve legale në Kosovë. Linçimin ndaj qytetarëve që refuzojnë t’i nënshtrohen dhunës dhe monopolit politik të asaj zone”, është shprehur Basha.

Tutje, ai tha se Qeveria e Kosovës e mbron qytetarin serb në veri të vendit, më shumë sesa përfaqësuesit e Listës Serbe, që sipas tij, marrin pagë nga Kosova e i shërbejnë Radoiçiqit e Vuçiqit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.