Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Basha i VV-së: Jemi partia me më së shumti amerikanë në gjirin e vet

Gazeta10
31 January 2023 - 21:11

Themelimi i Asociacionit, barrierat, takimi i sotëm në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e protesta e sotme, sërish ishin temë kryesore në “Politiko”.

I ftuar nga partia në pushtet në këtë debat ishte, deputeti Dimal Basha.

I pyetur nga moderatori se a jeni i vetmi në parti kosovaro-amerikan, duke nënkuptuar që ka edhe nënshtetësi amerikane, Basha ka thënë se janë partia më së shumti amerikanë në gjirin e vetë.

“Është edhe Haki Abazi. Për të tjerë s’mund të flas.  Jemi partia me më së shumti amerikanë në gjirin e vet”, ka thënë ai.

Tutje, Basha ka komentuar takimin e sotëm në Ambasadën amerikane duke e quajtur si diçka të drejtë.

“Është absolutisht në te drejtën e Ambasadës dhe në shoqëri demokratike që të debatohen temat deri në vdekje, dhe të flitet për çdo temë pa rezervë dhe sigurisht që Ambasada ka filluar një diskutim për këtë çështje.”, ka thënë Basha./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.