
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha ka thënë se është më i përgatitur se kreu i AAK-së, deputeti Ramush Haradinaj, në nivelin e të mësuarit, shkruarit e të menduarit.
Madje Basha tha se nuk ka ndonjë vlerësim intelektual për Harainajn, shkruan Gazeta10.
“Niveli i intelegjencës matet me IQ, po ai s’kallxon sa dinë. IQ nuk është indikatorë për dijen që e ki. Jam më i përgatitur për me shkru, me lexu e me mendu. Unë i kam kallxu që s’kau unë i kam kryer këto shkolla të Amerikës, tani kam ardh në Kuvend. E, ai ka hi në Kuvend e politikë tani i ka ra ndërmend që duhet me kry fakultete. Nuk kam ndonjë vlerësim të nivelit të tij intelektual”, tha Basha në Prime Time./Gazeta10