Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Basha rrëfen sakrificën për studime: Ka pasë raste kur se kam taku fëmiun tim  

Gazeta10
12 September 2022 - 23:02

Dimal Basha – deputet i Vetëvendosjes ka thënë se shkolla e mesme, nuk i ka dhënë asnjë përgatitje për studimet që i ka ndjekur. 

Basha në Prime Time me Xhemajl Rexhen, ka thënë se përgjatë studimeve në New York, edhe ka punuar, raporton Gazeta10. 

“Studimet i kam kryer në ShBA, ku kam dëgjuar ligjërata prej orës 8 deri në orë 3, në orën 4 kam punuar deri në orën 12 të natës. Katër vjet studime, atëherë e kam pasë edhe djalin, dhe për gjashtë vjet studime, ka pasë raste që fëmiun tim nuk e kam pa kurrë…në shumicën e rasteve është dashtë me zgju djalin në orën 2 në mëngjes për me pa, kjo ka qenë sakrifica për me studiu”, ka thënë ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.