
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha teksa ka folur në “Politiko’’ për raportet e Kosovës me aleatët, me fjalë të shkurta ka shpjeguar interesat që ka Amerika për Kosovën.
Basha ka thënë se Amerikës i intereson Kosova demokratike e cila e lufton krimin, por për këto interesa Kosova s’mundet t’i bëj favore Serbisë, shkruan Gazeta10.
“Po Amerika e ka interes një Kosovë të zhvilluar, demokratike, një Kosovë që e lufton krimin, korrupsionin, drogën, bandat dhe kriminelët. Po besoj që qeky është interesi më i madh i Amerikës. Kurse, interes tjetër Amerika nuk ka në Kosovë, Serbia mundet me pas interesa, po na s’mundemi me i bë favore Serbisë për të tjerët.’’, tha ai./Gazeta10