
Raporti: Saranda Aliu /Kanal10
Pa kolona e lehtë e qarkullueshme ishte këtë të martë pika kufitare në Merdare. Bashkatdhetarët, tashmë po kthehen nga Kosova në shtetet evropiane. E të lumtur ata u shprehën që festat e fundvitit i kaluan në vendlindje, derisa zhvillimet e fundit në veri të vendit e barrikadat thanë që nuk u ngjalli pasiguri, shkruan Kanal10.
Ditët e fundit të festave i kanë rralluar edhe lëvizjet në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndërsa, ditëve të pushimit të bashkëatdhetarëve, që vendosën t’i kalonin festat në vendlindje, po u vie fundi.
Derisa ditë më parë ata kanë pritur me orë të tëra për të hyrë në Kosovë, problemin e njëjtë nuk e kanë kur po kthehen.
“Më së shumti 5 minuta po zgjatë e tërë procedura për të kaluar përmes pikës kufirare në Merdar. E këtë të mërkurë nuk ka pasur kolona, derisa të pakta kanë qenë edhe lëvizjet e veturave në këtë anë.”
Qarkullim më të madh kishte te pjesa që të shpie në drejtim të vendeve evropiane, ndërsa të paktë ishin ata që ia mësynin Kosovës.
Ndërkaq, mërgimtarët u shprehën të lumtur që ditët e festave i kaluan në vendlindje.
E pavarësisht zhvillimeve të fundit në pika kufitare në veri të vendit, atyre kjo nuk i ngjalli pasiguri për të ardhur në vendlindje.
Ditë më parë, për shkak që serbët vendosën barrikada 3 kilometra larg Merdares ka pjesa e Serbisë, kjo pikë kufitare për disa ditë u mbyll për qarkullim.
Për këtë, bashkatdhetarët u detyruan të shfrytëzonin pikat e tjera kufitare për të ardhur në vendlindje./Gazeta10