Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Bashkë me Nezirin në Mynih, Sadiku për takimin me Hoeness: Na tha që është krenar për Kosovën!

Gazeta10
07 Shkurt 2025 - 23:02

Gazetari, Kushtrim Sadiku është ftuar nga presidenti i Bayernit, Uli Hoeness për ndeshjen e këtij ekipi të premten, me të cilin kanë diskutuar edhe për raportet me Kosovën.

Sadiku ka theksuar se Hoeness ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm gjatë luftës në Kosovë.

Gazetari Sadiku ka thënë se Hoeness ndjehet krenar për Kosovën.

“Ai ka kontribuar shumë sidomos gjatë periudhës së luftës. Kujtojmë se arsyeja pse kemi ardhur këtu është ndihmesa që ai ka dhënë gjatë luftës. Një fond është dërguar asokohe nga biletat e shitura të ndeshjes”, ka thënë Sadiku.

Në këtë takim i pranishëm ka qenë edhe kandidati për deputet dhe njëherësh afaristi, Isak Neziri, i cili ka thënë se presidenti i Bayernit është një mik i shqiptarëve.

“Hoeness është një mik i shqiptarëve. Është një njeri që ka potencial të jashtëzakonshëm, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në sport”, ka thënë Neziri. /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.