Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Bashkëpunëtorë njëherë, miq përherë” – Rama shkruan për dorëheqjen e Mehajt

Gazeta10
08 August 2023 - 22:23

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar për dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ai ka thënë se me keqardhje e ka pranuar lajmin për dorëheqjen e Mehajt, duke e lavdëruar atë për punën e bërë.

”Një profesionist i rrallë, njeri i vlerave perëndimore me të cilin pata një bashkëpunim të jashtëzakonshëm.  Vullneti dhe gatishmëria e Ministrit Mehaj për bashkëpunim përtej politikave partiake, për të mirën e vendit, është shembull për të gjithë.  Bashkëpunëtor njëherë, miq përherë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Në dorëheqjen e tij, Mehaj ka thënë se po largohet për shkaqe familjare.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.