Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Bashkëpunim i shumëpritur, Noizy e Dhurata së shpejti  ‘godasin’ tregun muzikor

Gazeta10
05 July 2023 - 14:49

Dhurata Dora dhe Noizy së shpejti publikojnë bashkëpunimin e tyre të tretë me radhë

As kjo verë duket se nuk do të shpëtoj pa një bashkëpunim në mes të këngëtares nga Kosova, Dhurata Dora si dhe repartistit nga Shqipëria, Noizy.

Dyshja shumë  e përfolur  së shpejt do të vijnë me projektin e  tyre të  përbashkët, i bazuar në bashkëpunimet e kaluara, pritet të renditet në mesin e hiteve të këtij sezoni veror..

Bashkëpunimi në mes të Dhuratës si dhe Noizyt, emri i vërtetë i të cilit, është mbajtur “sekret” për publikun, pasi që dyshja, nuk kishin publikuar asnjë detaj në mediat sociale përveç faktit qe kjo këngë pritet të lancohet nesër.

Artistët në fjalë kanë  pasur dy bashkëpunime më parë. Vetëm para pak muajsh, Noizy bashkë me repartistin gjerman, Lucianon ishin mysafirë të  Dhurata Dorës në albumin e saj  – “Dhurata”.

Tre artistët kishin sjellë këngën “Shut up”, e cila deri më tani numëron afro 2 milionë klikime në kanalin zyrtar të Dhurata Dorës në YouTube.

Në anën tjetër, kënga “Mi Amor” e publikuar afro dy vjet më parë, e që përfshin bashkëpunimin e parë në mes të Dhuratës dhe Noizyt, numëron hiq më pak se 125 milionë klikime në YouTube dhe ishte një nga hitet më të mëdha të verës së vitit 2021.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.