Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bashkëshorti i gruas që vodhi mijëra euro: S’kam pasur dijeni për ngjarjen

Gazeta10
08 January 2023 - 22:32

Spartak Dobi bashkëshorti i pastrueses Rezarta Dobi ka folur pasi gruas së tij iu sekuestruan mbi 400 mijë euro të cilat i kishte vjedhur në shtëpi të ndryshme të Tiranës.

Me lot në sy ai shprehet se nuk ishte në dijeni për veprimet që bënte gruaja, ndërsa shton se gjendja e tyre ekonomike ishte shumë e mirë.

Ai tha për Euronews Albania tha se nuk di asgjë në lidhje me vjedhjet që ka bërë gruaja së bashku me djalin e tij.

“Nuk kam pasur dijeni për ngjarjen e as nuk dua të kem. Kam 25 vite me të. Kam dy kalamaj me të. Gocën e kam shtatzënë, po qan. Djali nuk kishte pse të futej në këtë ngjarje. Nuk e di të saktë mirë, i vras të gjithë. Policia ka ardhur pardje. Policia i gjeti dje paratë, unë nuk kam ditur gjë. Unë marrë pension të mirë. Kam punuar vet polic”- thotë Spartak Dobi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.