Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bashkësia Islame e Kosovës e konfirmon vizitën e klerikëve në Hagë

Gazeta10
09 September 2022 - 23:08

Bashkësia Islame e Kosovës ka konfirmuar se nesër do të udhëtojnë drejt Hagës prijësit fetarë të Kosovës, për të vizituar krerët e UÇK-së.

Këtë ata e kanë bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, transmeton Gazeta10.

“Prijësit fetarë të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës për t’i vizituar krerët e UÇK-së. Ata pritet që nesër të zhvillojnë takime me ta. Ky delegacion po përbëhet nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ipeshkvi i Kishës Katolike, Dodë Gjergji dhe pastori i Kishës Protestante, Artur Krasniqi”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.