Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bashkimi pëson humbjen e katërt radhazi në Ligën Ballkanike

Gazeta10
27 December 2022 - 22:03

Bashkimi e ka përmbyllur vitin 2022 me humbje në Ligën Ballkanike.

Skuadra prizrenase u mposht nga ekipi izraelit, Hapoel Beer Sheva me rezultat 61-80.

Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “13 Qershori” në Suharekë, Bashkimi e nisi

pak më mirë sfidën dhe çerekun e parë e përmbylli me rezultat 22-21.

Perioda e dytë i takoi ekipit mysafir me tri pikë diferencë dhe skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me shifrat 33-35.

Në pjesën e dytë, Beer Sheva ishte dukshëm më e mirë në parket dhe i fituan dy çerekët e fundit me rezultat bindës, për të triumfuar në fund me rezultat përfundimtar 60-81.

Me të dalluarit në këtë ndeshje te Bashkimi ishin Daniel Lekndreaj me 19 pikë dhe Samardo Samuels me 10 pikë, gjashtë kërcime dhe tre asistime.

Bashkimi ka katër humbje në po aq ndeshje të luajtura këtë edicion në Ligën Ballkanike, ndërsa Hapoel Beer Sheva ka bilanc të kundërt me katër fitore në katër ballafaqime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.