
Profesori i shkencave politike, Basri Muja ka komentuar senacen e sotme të Kuvendit, e cila është një senacë e jashtëzakonshme për shkak të çështjes së zgjidhjes së presidentit.
Shumë deputetë të Kuvendit nga parti të ndryshme, morën fjalën dhe thanë fjalët e tyre në foltoren e Kuvendit, dhe Muja reagoi ndaj tyre duke thënë se e gjithë kjo është vetëm një zhurmë për asgjë.
“Shumë zhurmë për asgjë”, tha Muja në studion e Politikos për seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit.
Muja tha se nuk mendon që ka mundësi që këto ndryshimetë kalojnë procedurat. Ai tha se në këtë seancë mungojnë deputetët e Listës Serbe dhe se pa votat e tyre nuk mund të jetësohen këto vendime të rëndësishme për shtetin e Kosovës.
Përveç kësaj, Muja tha se e ka të paqartë faktin se pse Presidentja Osmani e ka ndërmarrë këtë iniciativë./Gazeta 10
Deklarata e plotë: