Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Batatina: Ballkani nuk tregoi më shumë se ne asgjë në këtë ndeshje

Gazeta10
14 Maj 2023 - 22:58

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel me të ftuar në studio: Faruk Statovci e Bekim Isufi, opinionist të përhershëm, Tahir Batatina (KF Llapi), Xhengiz Rexhepi (KF Liria), Granit Begolli (KF Feronikeli ‘74) dhe Kastriot Rexha (ish-futbollist).

Gjatë diskutimit për Superligën e Kosovës, duke përmendur ndeshjen Ballkani – Llapi, Batatina tha se ndeshja ishte e barabartë.

“Ballkani nuk tregoi asgjë me shumë se ne në këtë ndeshje, mirëpo patën një rast, shënuan një gol e I fituan tre pikë. Ne dhamë gjithçka nga vetja, por ky është futbolli”, tha trajneri i Llapit.

Në vazhdim, trajneri nga Podujeva foli edhe për mundësitë e Ballkanit për shpalljen kampion.

“Ballkani luan mençur, ka kontigjent të mirë të lojtarëve, mirëpo duhet të jetë i kujdesshëm në dy ndeshjet e radhës nëse don të shpallet kampion në Superligë”, përfundoi Batatina.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.