Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

​Dalin në shitje biletat Kosovë – Zvicër, këto janë çmimet

Gazeta10
30 October 2025 - 18:42

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka nisur shitja e biletave për ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, e cila do të zhvillohet më 18 nëntor 2025 në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Të gjithë tifozët mund t’i sigurojnë biletat e tyre në linkun zyrtar të platformës eu.ebileta.al.

FFK ka bërë të ditur edhe çmimet e biletave për këtë përballje:
Veri dhe jug: 10 euro
Lindje: 20 euro
Perëndim: 30 euro
VIP: 100 euro

Kjo ndeshje pritet të ngjallë interes të madh te publiku, pasi përballen dy kombëtare me lidhje të veçanta emocionale dhe sportive, në një duel që mund të jetë vendimtar në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Botëror 2026.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.