Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Batatina: Më vështirë e kam pasur me trajnerët e Kosovës se me ata nga jashtë

Gazeta10
05 November 2023 - 23:16

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, kësaj radhe duke trajtuar temën rreth trajnerëve kosovarë dhe Superligës së Kosovës.

Të ftuar në studio janë, Liridon Leci, gjersa atij i bashkohet edhe Tahir Batatina, Debatik Curri, Jeton Gashi, Kujtim Zebica dhe Tahir Lushtaku. Në lidhje direkte janë të ftuar edhe Klodian Duro dhe Bledi Shkëmbi.

Gjatë diskutimin për dukurinë e shkarkimeve të trajnerëve në futbollin kosovar,  Batatina theksoi se nuk po i pëlqen mosdurimi në drejtim të tyre, duke thënë se ai vetë është më i mirë se ata që vijnë nga jashtë.

“Në karrierën time, më vështirë e kam pasur të përballem me trajnerë vendor nga Kosova se me ata që vinin nga jashtë” – tha ai.

Tutje, Batatina tha se asnjë trajner i huaj nuk ka mbetur në librat e historisë në futbollin kosovar.

“Nuk po i llogaris trajnerët nga Shqipëria, pasi ata për mua llogariten si trajnerë vendor, mirëpo asnjë trajner tjetër i huaj nuk ka mbetur në histori të futbollit kosovar” – tha ai.

Në vazhdim e sipër, Batatina komentoi statusin e tij në rrjetin social “Facebook”.

“Ai mesazh ishte në drejtim të gjyqtarëve të Superligës e Kosovës, të cilët nuk po tregohen të drejtë në vendimet e tyre, duke na dëmtuar në ndeshje të caktuara.” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.