Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Batatina: Po të isha selektor i kësaj kombëtare, do të luftoja me Zvicrën për vendin e parë

Gazeta10
20 June 2023 - 0:19

Duke komentuar humbjen e Kosovës nga Bjellorusia, trajneri Tahir Batatina tha në “Prime Time”, në Kanal10 se duke marrë parasysh cilësinë e lojtarëve me pas qenë “unë trajner i kombëtarës nëse nuk kisha lufta me Zvicren për vendin e parë nuk do të isha marrë më kurrë me futboll dhe as që kisha shiku më futboll”, raporton Gazeta10.

“Nuk ka koment, ne nuk kemi asgjë kundër selektorit por mendoj që nuk ka asnjë arsyetim kjo paraqitje e Kosovës”, tha Batatina.

Batatina tha po ashtu se selektori ka probleme me komuniku me lojtarët pasiqë ai nuk e njeh asnjë gjuhë tjetër përveç gjuhës frenge.

“Mua më ka zhgënjyer ky trajner”, tha Batatina.

 “Ky vetëm lider nuk është”, tha Batatina. Sipas tij ai mendon që ka qenë futbollist dhe mund të jetë trajner por jo nuk shkon kështu. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.