Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Batllava rrezikon të dalë jashtë shtratit” – Bulliqi: Uji të mos përdoret i pavluar

Gazeta10
21 January 2023 - 13:45

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë në Kanal10 se dëmet e shkaktuara nga vërshimet e ditëve të fundit në vend, janë të kosiderushme, në biznese e në prona private të kësaj komune.

Ai tha se në disa vendbanime ku janë paraqitur probleme është ndërprerë edhe procesi mësimor.

Bulliqi ka shtuar se ende nuk është bërë një llogaritje për dëmet e shkaktuara, shkruan Gazeta10.

Si pasojë e tyre, ai ka ftuar qytetarët që fillimisht të vlojnë ujin nga rubineti para se ta përdorin atë.

“Është një situatë më e stabilizuar. Përkundër faktit që janë disa tendenca që në pjesën e Liqenit të Batllavës për shkak të mbushjes me ujë të tepërt, detyrohet që një pjesë esasisë së ujit të lirohet. Ekipet tona janë pranë qytetarëve. Deri tash kemi evakuuar dy familje. Kurse në një pjesë tjetër, vërehet që kemi dëme të konsiderueshme , qoftë në infrastrukturë e objekte të banimit. Por, disa dëme na janë paraqitur edhe në biznese. Ne i kemi informuar dëmet të Komisioni për Verifikimin e tyre. Kapacitetet ekonomike të komunës, janë të kufizuara. Ne do t’i ndajmë një pjesë të fondit financiar që t’i përballojmë këto dëme.”, tha Bulliqi në Kanal10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.