Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bayern Munchen shfaq interesim për Kolo Muanin

Gazeta10
05 May 2023 - 11:22

Skuadra e Bayernit ka shfaqur interesim për transferimin e Randal Kolo Muanit, dhe janë duke konsideruar një lëvizje për sulmuesin e Frankfurtit këtë verë.

24-vjeçari është duke shijuar një sezon fantastik në Bundesliga, teksa deri më tash ka kontribuar me 13 gola e 10 asistime në 28 paraqitje me fanellën e klubit gjerman, ku 7 prej tyre i shënoi në Ligën e Kampionëve.

Ai iu bashkua Frankfurtit në vitin 2022 pasi i skadoi kontrata me klubin francez Nantes.

Aftësia e tij për të luajtur të gjitha pozitat në sulm ka bërë që Kolo Muani të tërheq interesimin e Bayernit po erdhe të një numri të madh të ekipeve si Napoli, Barcelona dhe Atletico Madrid.

Frankfurti do të dëshirontë të mbante Kolo Muanin edhe për një sezon tjetër dhe këtë ia kanë bërë të qartë edhe vet lojtarit, por një ofertë prej 100 milionë eurosh mund të tundojë drejtuesit e këtij klubi dhe t’i bind ata në lirimin e tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.