Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bayern Munchen vihet pas Jonathan Davidit

Gazeta10
20 April 2023 - 12:05

Bayern Munichu është bërë ekipi i fundit që është futur në garë për transferimin e sulmuesit Jonathan David.

Siç raporton mediumi gjerman ‘Kicker’, Bayerni janë të gatshëm  t’i ofrojnë skuadrës së Lille mbi 50 milionë euro për transferimin e tij këtë verë.

Bayern është në kërkim të një numri nëntë për sezonin e ardhshëm, pasi që drejtuesit e klubit po e shohin si të nevojshme një lëvizje të tillë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve nga Manchester City.

Është trajneri i Bayernit, Thomas Tuchel, ai që po insiston ta ketë 23-vjeçarin në ekip për sezonin e ri. David po kërkohet edhe nga Paris Saint-Germain, Manchester United, Leipzig, e shumë skuadra të tjera të Evropës.

David po shkëlqen këtë sezon me ekipin francez, ku ka shënuar 22 gola në 33 ndeshje të luajtura deri më tani.

 Ai është pjesë e Lille prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Genti për shumën e 27 milionë eurove dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2025.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.