Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bayern Munich dëshiron transferimin e Kai Havertz

Gazeta10
17 January 2023 - 12:12

Sulmuesi gjerman, Kai Havertz, në afatin kalimtar veror mund të rikthehet në Bundesligë.

Sipas raportimeve të fundit, Bayern Munich po punon në fshehtësi që në verë ta sjellë Havertzin në “Allianz Arena”.

Transferimet e shumta që ka bërë Chelsea në fazën ofanzive gjatë kësaj merkatoje, mund të sjellin disa largime në repartin ofanziv të kësaj skuadre.

Ndërkohë, Bayerni është në kërkim të përforcimit të fazës së sulmit, dhe e shohin Kai Havertz si lojtar ideal për stilin e lojës së tyre.

Havertz është pjesë e Chelseat që nga viti 2020, ku u transferua nga Bayer Leverkusen për shumën e 80 milionë eurove.

Gjermani ka kontratë me ‘Blutë e Londrës’ deri në vitin 2025, dhe vlera e tij në treg është rreth 70 milionë euro.

Deri më tani me ekipin londinez, sulmuesi 23-vjeçar ka fituar Ligën e Kampionëve, Superkupës evropiane dhe Kupën e Botës për Klube.

Deri më tani këtë sezon, Havertz ka shënuar gjashtë gola në 26 paraqitje në të gjitha kompeticionet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.