
Bayern Munich raportohet se kërkon 30 milionë euro për largimin e mbrojtësit francez, Benjamin Pavard.
Pavard nuk është në planet e “Bavarezëve” për sezonin e ardhshëm dhe shumë skaudra të njohura evropiane kanë shprehur interesim për transferimin e tij.
Barcelona dhe Inter kanë shprehur interesim për transferimin e mbrotësit të krahut të djathtë dhe e duan transferimin e tij në verë.
Bayerni nuk do të pranojë asnjë ofertë nën shifrën e 30 milionë eurove për Pavardin.