Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bayern Munich shpreh interesim për Lautaro Martinez

Gazeta10
20 March 2023 - 18:06

Bayern Munich është në kërkim të një qendërsulmuesi për edicionin e ardhshëm.

Sipas raportimeve të fundit, njëri nga futbollistët që mund të kalojë në verë të kampionët e Gjermanisë është Lautaro Martinez.

“Bavarezët” janë të gatshëm të ofrojnë rreth 80 milionë euro vetëm për ta sjellë argjentinasin në “Allianz Arena”.

25-vjeçari është pjesë e Interit që nga viti 2018, ku u transferua nga Racing për shumën e 25 milionë eurove.

Argjentinasi këtë edicion në 38 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet ka realizuar 17 gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime.

Përveç Martinezit, një tjetër opsion për të përforcuar fazën ofanzive të Bayernit është edhe Dusan Vlahovic.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.