
Barcelona do të konsiderojë shitjen e mbrojtësit 25-vjeçar të Uruguait, Ronald Araujo.
Interesim për uruguaianin ka shprehur skuadra e Bayern Muenchenit.
Bayerni është gati t’i shpenzojë për mbrojtësin 100 milionë euro. 25-vjeçari në ekipin e parë të Barcelonës kaloi në tetor të vitit 2020.
Krahas Bayernit interesim kanë shprehur edhe disa klube angleze. Chelsea është njëra prej tyre.
Ai me skuadrën e Barcelonës ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Për Uruguain ka shënuar një gol në 16 ndeshje.