Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bayerni rivalizon Arsenalin e Chelsean për transferimin e Declan Rice

Gazeta10
17 May 2023 - 20:14

Bayern Munich është skuadra e fundit që iu është bashkuar garës për transferimin e mesfushorit anglez, Declan Rice.

Rice duket se po kalon edicionin e tij të fundit te Ëest Hami, ndërsa ai ka disa oferta në tavolinë nga klubet më të njohura evropiane.

Dy ekipet londineze, Arsenali e Chelsea deri më tani ishin kandidatët kryesorë për të siguruar shërbimet e talentit anglez, ndërsa garës për transferimin e tij së fundmi i është bashkuar edhe gjiganti gjerman.

Por, Ëest Hami nuk do të heq dorë aq lehtë nga Rice, pasi për ta lënë atë të lirë kërkojnë të paktën 100 milionë euro.

24-vjeçari ka kontratë me ekipin londinez deri në vitin 2024 dhe vlera e tij në treg është rreth 80 milionë euro.

Rice kërkon nga “Bavarezët” për të përforcuar repartin e mesfushës dhe për faktin se e ardhmja e Joshua Kimmich te Bayerni është ende e paqartë.

Reprezentuesi anglez ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Ëest Hamit, ndërsa është promovuar në ekipin e parë në vitin 2017.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.