
Kënga me të cilën do të përfaqësohet Shqipëria në Eurovision jep një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes, shkruan BBC. Këtë vit, Festivali Evropian i Këngës në Liverpool do të ketë 37 vende që do të garojnë për t’u kurorëzuar kampion.
”Teatrale dhe dramatike, kënga shqiptare mbart një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes dhe pranimin e njerëzve që doni për atë që ata janë”, shkruan BBC.
BBC gjithashtu ka treguar se ajo ka një vokal mbresëlënës dhe harmoni ballkanike si dhe një zë që të prek telat e zemrës.
”Vokali mbresëlënës dhe harmonitë ballkanike ndërtohen në një kor tërheqës, me Albinën e shoqëruar në skenë nga pesë anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe babain e saj.Zëri i Albinës të prek telat e zemrës”,shton BBC.