Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

BE e shqetësuar nga vendimi i KPK-së dhe Haxhiut për prokurorët serbë: Përmbahuni nga veprime që pengojnë ri-integrimin

Gazeta10
21 July 2026 - 15:55

Bashkimi Evropian ka reaguar pas vendimeve të fundit të institucioneve të Kosovës përmes të cilave është vendosur ndërprerja e kontratave të punës të Prokurorëve të komunitetit serb, të cilët ishin larguar nga sistemi qysh në vitin 2022.

BE thotë se sipas Kushtetutës, Kosova është një shoqëri multi-etnike e cila qeveriset nga rendi dhe ligji dhe një sistem drejtësie që duhet të reflektojë llojllojshmërinë etnike.

“BE në vazhdimësi ka bërë thirrje që Kosova të mundësojë ri-integrimin e serbëve të Kosovës në sistemin e drejtësisë në linjë me ligjet e Kosovës dhe marrëveshjet e Dialogut”, thuhet në reagim.

BE ka theksuar se mirëpret tërheqjen e dorëheqjeve të bërë nga gjyqtarët, prokurorët dhe stafi mbështetës dhe potencon se është e shqetësuar nga vendimi i KPK-së për të pranuar ato dorëheqje pasi ishin tërhequr dhe gjithashtu thonë se janë të shqetësuar edhe nga vendimi i Albulena Haxhiut si u.d e presidentit për të dekretuar dorëheqjet.

“BE-ja mirëpret tërheqjen, më 15 korrik 2026, të dorëheqjeve të paraqitura nga gjyqtarët, prokurorët dhe stafi mbështetës serb të Kosovës. BE-ja është e shqetësuar nga vendimi i djeshëm i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet që ishin tërhequr tashmë dhe nga vendimi i sotëm i Presidentit në detyrë që dekretoi dorëheqjet. Kjo duket e papajtueshme me ligjin, me procesin e rregullt ligjor dhe kërkesat e përgjithshme të sundimit të ligjit në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

BE në fund thotë se u bën thirrje të gjitha institucioneve përkatëse të përmbahen nga veprimet që synojnë parandalimin e riintegrimit të personelit gjyqësor serb të Kosovës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.