Gazeta10

BE: Kthimi i serbëve të Kosovës në institucione, pjesë themelore e marrëveshjeve

Bashkimi Evropian ka shprehur zhgënjimin e tij me vendimin e Listës Serbe për të mos marr pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 Prillit në komunat në veri të Kosovës.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano tha se një pjesë themelore e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit është edhe kthimi i qëndrueshëm i serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës, duke përfshirë edhe pushtetin lokal.

Ai tha se BE-ja është angazhuar me të dyja palët për të shtendosur tensionet dhe që serbët të përmbushin detyrimet e tyre të dialogut të kthehen në institucione dhe që Kosova të mundësojë të bëhet ky rikthim.

“Është e domosdoshme që të kthehemi në një situatë ku serbët e Kosovës marrin pjesë aktive në qeverisjen lokale, në polici dhe gjyqësorin në veri të Kosovës. Ne kemi nevojë që të dyja palët të luajnë rolin e tyre në këtë”, tha Stano.

Përfaqësuesit politik të serbëve të Kosovës nuk kanë pranuar që të marrin pjesë në zgjedhjet në katër komunat në veri, të rishpallura nga presidentja Osmani për t’u mbajtur më 23 Prill. Tensionet u rritën në prag të mbajtjes së zgjedhjeve dhe një numër makinash të riregjistruara me targat me RKS të pronarëve serbë u dogjën në dy javët e fundit.

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i tha RTV21 se i takon Kosovës dhe Serbisë që të kenë prioritet kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Koosvës, duke lënë të kuptohet se BE-ja nuk do të mund të detyrojë pjesëmarrjen e askujt në procese, siç u cilësuan, demokratike.

“Megjithatë, BE-ja nuk mund t’i detyrojë këto procese demokratike të jenë të suksesshme. Është detyrë e Kosovës dhe Serbisë që të kenë prioritet kthimin e serbëve të Kosovës në pushtetin lokal, policinë dhe gjyqësorin dhe të bien dakord për një rrugë përpara që është gjithëpërfshirëse, e drejtë, demokratike dhe paqësore”, tha zëdhënsi Stano.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonii
Mediat serbe nxjerrin një video, pretendojnë se Faton Hajrizi vodhi një biçikletë në Lloznicë para se të vritej