Gazeta10

BE sot fillon t’i shqyrtojë masat kundër Kosovës dhe Serbisë, Borell tregon si mund të evitohen

Një organ i përhershëm brenda BE-së që merret me çështjet e politikës së jashtme dhe ato të sigurisë sot do të nisë t’i shqyrtojë masat e mundshme në rast se nuk përfillen kërkesat e ndërkombëtarëve për shtensionimin e situatës në veri. Shtetet anëtare tani duan zgjedhje të reja, dhe nëse ato shpallen dhe mbahen me pjesëmarrjen pa kushte të serbëve, kryediplomati europian, Josep Borrell tha se “nuk do të kemi nevojë të marrim masa”.

Nga sot, Komisioni për Politikë dhe Siguri do të shqyrtojë se çfarë veprime mund të merren në rast se Kosova dhe Serbia nuk i pranojnë kërkesat e Bashkimit Europian për shtensionimin e situatës.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell njoftoi për këtë të hënën, pas një diskutimi të gjatë me ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të bllokut europian.

“Nga nesër, Komisioni për Politikë dhe Siguri do të fillojë të shqyrtojë se çfarë veprimesh mund të ndërmerren në rast se, në fund, nuk arrijmë një marrëveshje për shpalljen e zgjedhjeve të reja”, tha Borrell të hënën. Masat, tha ai, do të jenë “politike dhe ekonomike”.

Borrell tha se me ministrat u pajtuan që në veri duhet të mbahen zgjedhjet e reja, me pjesëmarrjen e pakushtëzuar të serbëve, raporton Express.

“Shtetet anëtare, dua ta theksoj, shtetet anëtare nënvizojnë shqetësimet e forta për tensionet e vazhdueshme në veri të Kosovës”, tha Borrell. Siç theksoi kryediplomati europian, “shtetet anëtare mbeten të gatshme të marrin masa nëse nuk shihet përparim”.

Ai tha se s’do të ketë nevojë të merren masa, në rast se arrihet të shpallen dhe të mbahen zgjedhjet e reja në veri.

“Fatkeqësisht, nuk mund t’ju përgjigjem sepse kjo është puna që – siç thashë më parë – duhet të bëjë Komisioni për Politikë dhe Sigurisë. Komisioni do ta fillojë punën për këtë temë”, tha Borrell kur iu kërkua të ishte më i saktë se për çfarë masash bëhet fjalë dhe nëse masat do të jenë si për Kosovën, si për Serbinë.

“Është e qartë se masat do të jenë, siç thashë, politike dhe financiare, por duhet të jenë proporcionale dhe të kthyeshme. Dhe kjo varet [nga çfarë] vendosin shtetet anëtare. [Janë] Shtetet anëtare që do t’i [marrin ato] në varësi të ngjarjeve. Nëse arrijmë t’i shpallim zgjedhjet dhe bëhen këto zgjedhje dhe popullata merr pjesë dhe ne mund t’i legjitimojmë kryetarët e komunave, nuk do të kemi nevojë të marrim masa”, tha Borrell.

Zgjedhje të reja në veri duke u tërhequr nga të gjitha veprimet e fundit, është kërkesa e BE-së për Kurtin, të cilën e mbështet edhe SHBA-ja.

Ndonëse pajtohet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja, Kurti nuk pajtohet me kërkesat tjera të ndërkombëtarëve për shtensionimin e situatës.

Kurti ua ka paraqitur atyre kërkesat e veta, të cilat ia ka dërguar edhe kreydiplomatit europian, Josep Borrell, nga i cili mori përgjigje negative.

BE-ja dhe SHBA-ja e shohin përgjegjës Kurtin për tensionimin e situatës në katër komunat veriore, pasi kryetarët e rinj shqiptarë atje u futën në objektet komunale me ndihmë të Policisë. Për këtë çështje u tha se Kryeministri s’i ka dëgjuar këshillat e Washingtonit dhe për pasojë, FSK-ja para tri javësh u përjashtua nga ushtrimi i madh ndërkombëtar i udhëhequr nga Ushtria Amerikane, “Defender Europe ’23”. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier kishte thënë se kjo ishte “pasoja e parë”, katër ditë pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kishte paralajmëruar se veprimet e Qeverisë në veri “do të rezultojnë me pasoja në marrëdhëniet bilaterale me Kosovën”.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonii
Mediat serbe nxjerrin një video, pretendojnë se Faton Hajrizi vodhi një biçikletë në Lloznicë para se të vritej