Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Bebe Rexha: 24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr

Gazeta10
24 July 2024 - 12:33

Këngëtarja Bebe Rexha ka mbërritur dje (e martë) në Kosovë.

Ajo vjen për herë të parë për të performuar në ngjarjen më të madhe kulturore në vend, Sunny Hill Festival.

Me të mbërritur, bukuroshja nga Dibra ka takuar disa personazhe të njohur si Valdrin Sahitin, Kaci Lleshin dhe Sellma Kasumoviq.

Mes tjerash, 34-vjeçarja është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Bashkë me të kanë qenë edhe prindërit e Bebes, Flamur Rexha dhe Bukurije Rexha.

Krijuesja e hitit “In the name of love” ka ndarë disa momente nga nata e parë në Prishtinë.

“24 orët e mia të para në Kosovë kanë qenë një ëndërr”, ka shkruar ajo.

Bebe theksoi se do ta vizitojë edhe Dibrën bashkë me prindërit pasi kanë edhe një aheng familjar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.