Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Bedri Hamza për Qeverinë Kurti: Një qeveri pa rezultate!

Gazeta10
04 February 2025 - 20:32

Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza është shprehur kritik ndaj Qeverisë së Kosovës në krye me Albin Kurtin.

Hamza ka thënë se kjo qeveri ka keqqeverisur për katër vjet.

“Kjo është qeveri pa rezultate. As projektet që i ka gjetë të filluara nuk i ka përfunduar”, ka thënë ai në “Politiko”.

Hamza ka theksuar se votuesi tashmë do të dijë të bëjë dallimin mes partive politike.

“Një qeveri mos me u identifiku me disa rezultate sigurisht që ka edhe me u ndëshku. Kjo ka me ndodh dhe unë pres që PDK ka me pasë një rezultat të mirë”, ka thënë Hamza.

I pyetur për mundësinë e koalicioneve, ai ka thënë se qeverisja më e përafërt do të ishte me opozitën. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.