Gazeta10

“BeerFest Kosova”, zbulohen datat dhe lokacioni i festivalit

Festivali i birrës “BeerFest Kosova”, do të mbahet në parkingun prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë më datat 19, 20 dhe 21 gusht, shkruan Gazeta10.

Lajmin e kanë bërë të ditur organizatorët e festivalit, teksa kanë njoftuar edhe për emrat e artistëve që do të performojnë në tri netët e festivalit.

“Përveç shume birrave, pijeve tjera dhe ushqimit adhuruesit e Beerfest do të kenë mundësi të argëtohen me një program fantastik me emra të shquar të estradës tonë dhe DJ me famë ndërkombëtare. Në mesin e shumë artistëve që do të përformojnë janë: MC Kresha, Lyrical son, Minatori, Melinda Ademi, Xuxi, DJ Caboo, David Dreshaj, Lore, Yon Idy, Telikput, M.O.M, Bigbby, Nonejm e shumë të tjerë’, thuhet mes tjerash në njoftim. / Gazeta10

Njoftimi i plotë:

Beerfest Kosova ’22, rikthehet fuqishëm me 19, 20 dhe 21 gusht, në parkingun prapa pallatit të rinisë në Prishtinë.

Njoftojmë të gjithë adhuruesit e birrave se 14 brende vendore dhe ndërkombëtare do të jenë pjesë e këtij edicioni.

Përveç shume birrave, pijeve tjera dhe ushqimit adhuruesit e Beerfest do të kenë mundësi të argëtohen me një program fantastik me emra të shquar të estradës tonë dhe DJ me famë ndërkombëtare. Në mesin e shumë artistëve që do të përformojnë janë: MC Kresha, Lyrical son, Minatori, Melinda Ademi, Xuxi, DJ Caboo, David Dreshaj, Lore, Yon Idy, Telikput, M.O.M, Bigbby, Nonejm e shumë të tjerë.

Organizatorët e festivalit nga kompania MODUS Events & Entertainment, bëjnë të ditur se pas 3 vjetësh Beerfest do të ri sjellë të gjitha kënaqësitë dhe argëtimet që ishin në edicionet e kaluara, si: skenë madhështore me efekte vizuele dhe program artistik shumë të mire, disa Birra të reja që për herë të parë do të jenë prezentë në këtë edicion si dhe lojëra shpërblyese që do të bëhen në këndin e lojërave.

Sipas MODUS Events, edicioni i sivjetmë do të ketë edhe konceptin “Green” të organizmit dhe mbetjet nga kanaqet dhe gotat e plastikes do te dërgohen në riciklim.

Beerfest Kosova 22, me 19 deri 21 Gusht në Parkingun Prapa Pallatit të Rinisë në Prishtinë.

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë