Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Befasi e madhe, Liria eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës

Gazeta10
23 November 2022 - 13:58

Liria e Prizrenit ka shkaktuar befasinë e madhe në Kupën e Kosovës.

Skuadra e Ligës së Parë ka eliminuar Dritën në 1/16 e finales së Kupës së Kosovës, me rezultat 1-2.

Bardhekaltrit ishin favoritë në këtë ndeshje, por kështu nuk menduan edhe mysafirët, të cilët krejt në fund arritën ta sigurojnë kalimin tutje.

Pjesa e parë në Gjilan kishte përfunduar baras 1-1, ku fillimisht Liria kaloi në epërsi me anë të Tijuezas (‘3), ndërsa Marko Simonovski barazoi me golin e minutës së 32-të.

Golin e fitores për prizrenasit e realizoi Ardit Topallaj me kokë në minutën e 89-të të ndeshjes./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.