Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Befason Raphinha: Nuk shikoj fare futboll, as Botërorin

Gazeta10
06 December 2022 - 13:08

Brazili ka eliminuar me lehtësi Korenë e Jugut për të siguruar një vend në mesin e tetë skuadrave më të mira në Kupën e Botës duke triumfuar me rezultat 4-1.

Pjesë e spektaklit të ofruar nga brazilianë në fushë ishte edhe lojtari i Barcelonës, Raphinha, por i cili pas ndeshje ka befasuar të gjithë duke siguruar se atij nuk i pëlqen fate të shikojë futboll, madje as ndeshjet e këtij kampionati.

Ai më për më tepër ka deklaruar se nuk i intereson as të di diçka për yllin argjentinas Lionel Messi, apo edhe Kylian Mbappe.

“Unë nuk shikoj asgjë nga Kupa e Botës. Nuk më pëlqen të shikoj ndeshje, unë preferoj të shikoj filma apo seriale. Pse duhet të di diçka për Messin apo Mbappen? Nuk më pëlqen të shikoj futboll, e di që janë më të mirët dhe kjo është mirë.”, ka thënë Raphinha.

Ajo për të cilën Raphinha foli është Kroacia, rivali i tij i radhës.

“Nëse ata janë aty ku janë, kjo është sepse kanë shumë cilësi.”, theksoi Raphinha.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.