
Analisti Visar Xani ka paralajmëruar se në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të reja, gara për vendin e parë do të jetë shumë e ngushtë mes tri partive politike.
I ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal10, Xani u shpreh se qytetarët janë ata që do të vendosin për suksesin apo dështimin e partive politike:
“Në zgjedhje, qytetarët do të kallxojnë a keni bërë mirë apo jo. Për herë të parë që nga viti 2021, ndryshimet në lëvizjet politike e bëjnë garën më interesante dhe më të ngushtë. Jam i bindur që gara do të jetë shumë e ngushtë mes tri partive politike,” tha Xani.
Ai gjithashtu shtoi se, “Vjosa Osmani, mos të them 20%, por 10% të elektoratit i ka në Lëvizjen Vetëvendosje.”