Gazeta10

Begaj bënë homazhe në Prekaz

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka bërë sot homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, transmeton Gazeta10.

Pas homazheve pranë varrezave të mbi 50 të vrarëve të familjes Jashari, Begaj ka vizituar edhe kullën ku për disa minuta ka dëgjuar nga ciceroni historinë e sulmeve nga forcat e armatosura serbe.

Presidenti Begaj ka vizituar edhe muzeun në Prekaz, ku ndodhen fotografi, dokumente e dëshmi të shumta të gjenocidit serb.

Begaj po qëndron për vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë, e para kjo pas marrjes së postit të kreut të shtetit.

Në ditën e dytë të vizitës, presidenti i Shqipërisë do të takojë nesër krerët e partive opozitare, komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë, si dhe kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj./Kp

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
337396267_2556707847803320_5631195340894130427_n
“Gjendja i është keqësuar”, Gazetarja kosovare kërkon ndihmë për shërimin e bashkëshortit