Gazeta10

Begaj takon Osmanin, shprehen të gatshëm për bashkëpunim vëllazëror tutje

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,ku kanë falënderuar njëri-tjetrin e kanë shprehur gadishmëri për bashkëpunim tutje raporton Gazeta10.

Presidentja Osmani ka thënë se Kosova ka nevojë edhe më tej për ndihmën e Shqipërisë lidhur me forcimin e pozicionit të jashtëm të Kosovës.

 “Ne edhe më tutje kemi nevojë për mbështetjen e fuqishme të Shqipërisë sidomos për ta rritur numrin e njohjeve si dhe antërësimeve në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.

Osmani ka falënderuar Begajn për kontributin e tij për Kosovën gjatë luftës më 1999.

“Në emër të popullit të Kosovës z.president dua të ju falëndëroj për kontributin jashtëzakonisht të rëndësishëm që keni dhënë në etapa më të hershme kur Kosova është përballur me ditët më të rënda të saj”, ka thënë ajo.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka filluar fjalën duke e falënderuar Osmanin për pritjen, të cilën e ka vlerësuar si të ngrohtë e vëllazërore.

“E dashur Vjosa, faleminderit për pritjen e ngrohtë dhe vëllazërore si dhe për bisedën që zhvilluam sot me shkëmbime idesh, pikpamjesh, mendimesh dhe vizonesh për dy vendet tona”, ka thënë ai.

Begaj gjatë fjalimit dha një porosi teksa tha se bashkë është fituar lufta por bashkë duhet ruajtur dhe paqja.

“Së bashku fituam luftën, bashkë duhet të luftojmë për ta ruajtur paqen”, ka shtuar Begaj.

Përndryshe, kjo është vizita e parë e tij si president i Shqipërisë në Kosovë. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë