Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Behar Maliqi për Drilon Hazrollajn: Po të ishte kroat apo brazilian do të kushtonte shumë më shtrenjtë

Gazeta10
25 February 2024 - 23:01

Emisioni “Kampionët”  rikthehet edhe këtë të diel, duke trajtuar tema të rëndësishme të futbollit kosovar.

Të ftuar në studio janë: Bekim Isufi, Bekim Shotani, Milaim Berisha, Agron Selmani, Avni Haxhiu dhe Behar Maliqi.

Lojtari i Feronikelit ’74 foli për ndeshjen e klubit të tij me Malishevën, të cilën e humbën pas rikthimit të malishevasve nga 0-1 në 2-1.

“Ndeshjen e humbëm pasi ishim të dobët të ndalnim Drilon Hazrollajn, cilësia e tij individuale bëri që ne të humbim ndeshjen” – tha ai.

Tutje, Maliqi pati disa fjalë për talentin e madh kosovar të Malishevës.

“Ai është një super lojtar, mund të them se po të ishte kroat apo brazilian do të kushtonte shumë më shtrenjtë në tregun e transferimeve” – përfundoi ai.  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.