Një përleshje mes nxënësve të mitur ka ndodhur sot paradite në njërën nga shkollat fillore të komunës së Prizrenit, ku si pasojë e përleshjes një nxënës ka mbetur i therur me thikë.
Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Në një perleshje kane qenë të përfshirë dy fëmijë nën moshën 14 vjeç. Njëri nga fëmijët ka pësuar lëndime të lehta trupore. Për shkak se fëmijët janë nën moshën 14 vjec nuk kanë përgjegjësi penale, andaj rasti do të përfundoj vetëm me një raport informues për prokurorin, ka thënë Bytyqi për Gazeta10.