
Artan Behrami ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi ka deklaruar në Politiko në Kanal10 se Gjykata Speciale në Hagë u ndërtua mbi pretendimet e trafikimit të organeve, dhe si e tillë sot gjatë procesit gjyqësor nuk u përmend askund.
Behrami tha se në ballafaqimin e sotëm me Specialen disponimi i ish-krerëve të UÇK-së është i pathyeshëm pavarësht aktakuzave që rëndojnë mbi ta, shkruan Gazeta10.
“Përmes redaktimeve të shumta, përmes një investimi shumë të madh dhe të çuditshëm në PR të kësaj Gjykate, i ka krijuar pritshmëritë, dhe publiku në Kosovë e finacuesit e saj në Evropë, kanë pritur që dita e sotme do të jetë një ditë dhe pikëpërmbysje e asaj që kemi dëgjuar ndonjëherë. Atë çfarë kemi pa sot është dëshpruese, sepse të gjitha janë të thëna e të gjykuara më herët. Elementi i parë ka të bëjë me shtyllën e Speciales. Nëse shikoni se për çfarë arsye është ndërtuar, sot u pa se ZPS-ja u ndërtua mbi një gënjeshtër të madhe që ka të bëj me trafikimin e organeve. Në asnjë miniut, e sekond sot s’janë përmend trafikimi i organeve apo raporti i Dick Martyt”, deklaroi Behrami në Politiko.
Sipas tij, edhe ambasadorët e QUINT-it në Kosovë përmes qëndrimeve të tyre të fundit, kanë ndryshuar përceptimin ndaj themelimit të Gjykatës Speciale, duke thënë se është vetëm UÇK-ja ajo që po gjykohet, e jo individët.
“Shumë deputetë që e kanë votuar këtë gjykatë, do të adresohen vrasjet e pasluftës. Sot për ta ishte dëshprim shumë i madh meqë ato s’figorjnë fare në të. Ekziston një përpjkeje e Prokurorisë dhe shteteve që e financojnë atë, për të thënë se ky gjykim nuk është kundër UÇK-së por, individëve”, u shpreh tutje Behrami. /Gazeta10