Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Behrami: Me premtimin që e mbajti PDK-ja demaskoi politikën anti-UÇK të Albin Kurtit

Gazeta10
28 Gusht 2025 - 11:16

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, duke iu referuar votimit për zgjedhjen e kryeparlamentarit, tha se me premtimin që e mbajti, PDK-ja demaskoi politikën anti-UÇK të Albin Kurtit.

Ai gjithashtu u shpreh se Dimal Basha është personifikimi i doktrinës anti-UÇK të Kurtit.

“Me premtimin që e ka mbajtur Partia Demokratike e Kosovës, ne e kemi demaskuar politikën anti-UÇK të Albin Kurtit, e cila gjithmonë është fshehur prapa njerëzve si Glauk Konjufca dhe Shqipe Selimi dhe që nga sot ai nuk mund të fshihet prapa këtyre figurave, sepse Dimal Basha është personifikimi i doktrinës anti-UÇK të Albin Kurtit”, u shpreh tutje ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.