Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bëhuni gati, ky është parashikimi i motit për sot

Gazeta10
19 August 2024 - 8:22

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht orëve të pasdites dhe mbrëmjes, pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej të cilave të forta.

Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia për breshër, njofton Meteo Kosova.

Era do fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-65 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 32°C.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.