Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bekim Haxhiu: Mitrovica do t’i prijë fitores së PDK-së më 7 qershor

Gazeta10
03 June 2026 - 13:57

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Bekim Haxhiu, ka zhvilluar takime në Shipol dhe Zhabar të Mitrovicës, ku është pritur së bashku me kryeministrin e ardhshëm të deklaruar nga partia, Bedri Hamza.

Haxhiu tha se atmosfera në këto vizita ishte pozitive dhe se mbështetja e qytetarëve është e dukshme në këtë komunë. Ai theksoi se Mitrovica, si vendlindja e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, do të jetë një nga komunat që, sipas tij, do t’i prijë fitores së PDK-së në zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas tij, kjo fitore do të sjellë ndryshimin që i duhet Kosovës me urgjencë, duke kërkuar mobilizim të mëtejmë gjatë fushatës zgjedhore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.