Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Bekim Isufi: Ballkani s’e ka humbur titullin, garë e ashpër për vendin e parë

Gazeta10
25 February 2024 - 23:21

Emisioni “Kampionët”  rikthehet edhe këtë të diel, duke trajtuar tema të rëndësishme të futbollit kosovar.

Të ftuar në studio janë: Bekim Isufi, Bekim Shotani, Milaim Berisha, Agron Selmani, Avni Haxhiu dhe Behar Maliqi.

Analisti i përhershëm i “Kampionët”, Bekim Isufi nuk e mohon se Ballkani do të bëhet kampion përsëri.

“Edhe pse ka rezultate negative në ndeshjet e fundit, nuk guxon të thuhet se Ballkani nuk është në garë për titull, madje është turp të thuhet ashtu, pasi Ballkani zë vendin e parë.”

Tutje ai tha se këto rezultatet e fundit vetëm e kanë bërë më interesante garën për titull.

“Këto rezultatet e fundit të tri klubeve që po luftojnë për titull e kanë bërë garën më interesante, një garë që do të jetë e ashpër dhe e zjarrtë deri në fund të sezonit, me tri klubet që kanë mundësitë e tyre” – përfundoi ai.

Ballkani zë vendin e parë në tabelë me 45 pikë, ndërsa Llapi është në vendin e dytë me 44 pikë. Drita është e treta me 43 pikë.

Ballkani në xhiron e fundit barazoi 1-1 me Gjilanin. Baras luajti edhe Llapi me Prishtinën, teksa Drita shfrytëzoi gabimet e kundërshtarëve pasi triumfoi 2-0 ndaj Dukagjinit.   

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.